Fillimi LajmeSHBA, padi për policët që fshehën vrasjen e adoleshentit afroamerikan

SHBA, padi për policët që fshehën vrasjen e adoleshentit afroamerikan

nga Shekulli Agency

Tre policë të Çikagos u përballën të martën me akuza për komplot me qëllim të mbulimit të të shtënave që rezultuan fatale për afroamerikanin 17 vjeçar Laquan McDonald, nga një oficer i bardhë i policisë.

“Aktakuza bën të qartë se të pandehurit përveç se nuk ju bindën një ‘kodi jozyrtar për heshtjeje’, ata gënjyen për atë që ndodhi, duke penguar hetuesit e pavarur të zbardhin të vërtetën”, tha prokurorja Speciale, Patricia Broën-Holmes, gjatë leximit të aktakuzës.

Policët Thomas Gaffney, David March dhe Joseph Walsh, u akuzuan për komplot dhe pengim të drejtësinë për të mbrojtur kolegun e tyre Jason Van Dyke, i cili qëlloi për vdekje të riun McDonald.

Në video-regjistrimin nga incidenti shihet qartë grupi i policëve duke u përballur me adoleshentin i cili ecën në rrugë me një thikë, ku më pas të qëllohet nga polici i lartpërmendur.

Van Dyke hapi zjarr mbi McDonaldin i cili bie në tokë, por përkundër kësaj, Van Dyke vazhdoi me të shtënat duke shkrepur 16 plumba mbi McDonaldin.

Të tre policët u akuzuan jo vetëm se kanë gënjyer për atë që kishte ndodhur gjatë të shtënave, por edhe për “koordinimin e aktiviteteve të tyre” për të mbrojtur njëri-tjetrin, dhe për përgatitjen, rishikimin ose miratimin e raporteve të rreme të policisë, thonë dokumentet e gjykatës.

Një vit pas incidentit, Van Dyke u lirua me kushtin prej 1.5 milion dollarë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies