Fillimi SportTrepça ’89 mposhtet në UEFA Ligën e Kampionëve

Trepça ’89 mposhtet në UEFA Ligën e Kampionëve

nga Shekulli Agency

Mbrëmë u zhvilluan 4 ndeshje në raundin e parë kualifikues në UEFA Ligën e Kampionëve, raporton (AA).

Trepça ’89 si klubi i parë nga Kosova që merr pjesë në arenën ndërkombëtare, mbrëmë luajti kundër Vikingur-it të Ishujve Faroe, me ç’rast pësoi humbje minimale me rezultatin 2-1.

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga Gunnar Vatnhamar në minutën e 17-të, ndërsa në minutën e 39-të Fiton Hajdari duke e shënuar golin e parë të klubit të tij në këtë arenë barazoi rezultatin. Ndërsa Lawal në minutën e 73-të shënoi golin e epërsisë për klubin vendas.

Fitorja minimale e Trepçës në ndeshjen e kthimit do t’i mundësojë që të kualifikohet në raundin e ardhshëm.

Ndeshjet e para do të përfundojnë sot me ndeshjen mes Linfield (Irlanda e Veriut) dhe La Fiorita (San Marino), ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 4 korrik.

Rezultatet nga ndeshjet e mbrëmshme janë kështu:

Alashkert (Armeni) – Santa Coloma (Andorrë): 1-0

Hibernians (Maltë) – Infonet Tallinn (Estoni): 2-0

The New Saints (Uells) – Europa (Gjibraltar): 1-2

Vikingur (Ishujt Faroe) – Trepça (Kosovë): 2-1

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies