Fillimi LajmeSHBA, ekzekutohen dy të dënuar për përdhunim dhe vrasje

SHBA, ekzekutohen dy të dënuar për përdhunim dhe vrasje

nga Shekulli Agency

Dy të burgosur me dënim me vdekje, janë ekzekutuar të hënën me injeksion vdekjeprurës, në shtetin Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Marcel Williams, i dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e Stacy Erricksonit në vitin 1994, është shpallur i vdekur në ora 22:33 (02:33 GMT e martë), 17 minuta pas nisjes së procedurave, ndërsa 90 minuta para se të skadojë urdhëri për ekzekutim.

I dënuari tjetër i cili është ekzekutuar nga autoritetet e burgut në Arkanzas, Jack Jones, është dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e Mary Philipsit në vitin 1995.

Ai u shpall i vdekur në ora 9:20, 14 minuta pasi u injektua me substancën vdekjeprurëse midazolam.

Guvernatori Asa Hutchinson, tha se dy ekzekutimet paraqesin momente të rënda për popullin në Arkansas, ndërkohë që Prokurorja e Përgjithshme, Leslie Rutledge, tha se ekzekutimet do të sjellin paqe për familjet e viktimave.

Arkansas kishte tetë ekzekutime të planifikuara gjatë periudhës 11 ditore përpara fundit të prillit, kur skadon furnizimi me midazolam.

Një i burgosur u ekzekutua javën e kaluar, ndërkohë që vendimet gjyqësore ndaluan tri ekzekutimet e para.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies