Fillimi PolitikëYildirim paralajmëron ndryshime të mundshme në Qeverinë e Turqisë

Yildirim paralajmëron ndryshime të mundshme në Qeverinë e Turqisë

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yildirim, ka deklaruar se gjatë muajve të ardhshëm mund të ndodhin ndryshime në kabinetin qeveritar të Turqisë, transmeton (AA).

“Në sistemet demokratike kohë pas kohe nevojitet të rifreskohet gjaku në kabinetin qeveritar. Në këtë kontekst, sigurisht se është e mundur që edhe ne të bëjmë ndryshime. Këtë do ta bëjmë në konsultim me presidentin tonë Recep Tayyip Erdogan. Mendoj se këtë çështje do ta shqyrtojmë muajve të ardhshëm”, tha Yldirim në intervistën e sotme për rrjetin medial Bloomberg News.

Gjatë intervistës në pallatin Cankaya në Ankara, Yildirim refuzoi të flas për emrat e mundshëm kur është fjala për ndryshimin e paralajmëruar në qeveri.

Ai u përqendrua edhe në referendumin e zhvilluar më 16 prill për ndryshimet kushtetuese në të cilin shumica e votuesve mbështeti reformën që përfshin kalimin në sistemit presidencial të qeverisjes dhe i cili do të mundësojë që presidenti i shtetit të jetë edhe anëtar aktiv i partisë politike.

“Do të kem kënaqësi që presidentit Erdogan t’i dërgojë ftesë për përfshirjen përsëri në AK Parti. Nuk ka pengesë për kthimin e tij në krye të partisë”, tha Yildirim.

Kryeministri tuk Yildirim po ashtu tha se vendi shënon rritje ekonomike, përskaj të gjitha sfidave të brendshme dhe të jashtme me të cilat përballet. “Ekonomia turke iu jep siguri edhe qytetarëve të saj dhe mbarë botës. Kjo është ekonomia që ka plan të rritjes edhe në të ardhmen dhe të përmbush pritjet e ardhshme të qytetarëve tanë”, theksoi Yildirim.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies