Fillimi LajmeSHBA anulon kalimin e anijeve luftarake nëpër ngushticat turke në detin e Zi

SHBA anulon kalimin e anijeve luftarake nëpër ngushticat turke në detin e Zi

nga Shekulli Agency

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) anuluan njoftim diplomatik për kalimin e dy anijeve të tyre luftarake nëpër ngushticat turke.

Sipas burimeve diplomatike, në bazë të njoftimit të mëparshme diplomatik të Amerikës, dy anijet luftarake nuk dolën në detin e Zi përmes ngushticave turke dhe Ambasada e SHBA në Ankara, vuri në dukje se informacioni përkatës i është përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Kurse sipas informacioneve të marra nga zyrtarë të tjerë, kalimet në fjalë janë anuluar dhe ende nuk është bërë asnjë njoftim për kalimet e reja të mundshme.

Burimet diplomatike kishin bërë të ditur se në përputhje me Konventën e Montrosë (1936), ishin njoftuar përmes kanaleve diplomatike 15 ditë përpara se dy anije luftarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpër ngushticat turke do të arrinin në detin e Zi duke kaluar një nga një në datat 14 dhe 15 prill dhe parashikohej që ato të ktheheshin më 4 dhe 5 maj. (rtr-shqip)

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies