Fillimi LajmeDeklarata e kryeministrit italian është pamaturi e plotë, mungesë edukate !

Deklarata e kryeministrit italian është pamaturi e plotë, mungesë edukate !

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e ka quajtur pamaturi dhe mungesë sjelljeje deklaratën e kryeministrit italian Mario Draghi në lidhje me të.

“Deklarata e kryeministrit italian është pamaturi e plotë dhe mungesë edukate”, tha Erdoğan në një bisedë të organizuar me të rinjtë në Bibliotekën Presidenciale në Ankara.

“Ashtu siç shpresonim se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Italisë do të përmirësoheshin, Draghi minoi këto marrëdhënie me deklaratën e tij”, shtoi ai.

“Ju jeni një person i emëruar, e jo dikush i zgjedhur në atë post”, vuri në dukje Erdoğan.

Ndryshe, kryeministri italian Mario Draghi në një konferencë shtypi javën e kaluar përdori komente ofenduese ndaj presidentit Erdoğan.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies