Fillimi LajmeRusia: Trupat e 152 ushtarëve ukrainas u gjetën në një kontejner në Azovstal

Rusia: Trupat e 152 ushtarëve ukrainas u gjetën në një kontejner në Azovstal

nga Shekulli Agency

Trupat e 152 ushtarëve ukrainas u gjetën në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol të Ukrainës, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Sipas tij, gjatë kontrollit të objekteve nëntokësore janë gjetur trupat e 152 ushtarëve ukrainas, të cilët ndodheshin në një kontejner me frigorifer që nuk funksiononte më.

Konashenkov tha se 45 poste komanduese u goditën në sulmet ruse.

“Që nga fillimi i operacionit special ushtarak, janë rrëzuar 184 avionë, 128 helikopterë dhe 1.070 dronë si dhe janë shkatërruar 325 sisteme të mbrojtjes ajrore, 3.342 tanke dhe mjete të tjera luftarake të blinduara, 1.738 topa artilerie dhe mortajash si dhe 3.311 njësi të mjeteve speciale ushtarake”, shtoi Konashenkov.

Të paktën 4.074 civilë janë vrarë dhe 4.826 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së. Numri real besohet të jetë më i lartë.

Më shumë se 6.8 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera ndërsa më shumë se 7.7 milionë janë zhvendosur brenda vendit, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies