Fillimi LajmeKosovë, zëvendësministri i jashtëm Ahmeti priti në takim ambasadorin e Turqisë

Kosovë, zëvendësministri i jashtëm Ahmeti priti në takim ambasadorin e Turqisë

nga Shekulli Agency

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, transmeton (AA).

Sipas njoftimit nga ministria kosovare, Ahmeti diskutoi me Sakar “marrëdhëniet bilaterale të shkëlqyera në mes të dyja vendeve” dhe gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.

Fokusi kryesor i këtij takimi ishte aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ambasadori Sakar u interesua për hapat e ndërmarrë, derisa zëvendësministri Ahmeti e njoftoi me procesin kompleks të aplikimit dhe mundësitë ku Turqia do të mund të ndihmonte Republikën e Kosovës në këtë përpjekje të rëndësishme.

Në fund, zv.ministri Ahmeti e falënderoi ambasadorin Sakar për mbështetjen e përhershme të Turqisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për krijimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet e tjera.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies