Fillimi LajmeRama: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni

Rama: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni, ku Presidenti Gjorge Ivanov, nuk ia dha mandatin kryetarit të Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re, ku si arsye u theksua deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare në vend.

Në një mesazh të publikuar në profilet e tij në rrjetet sociale Rama shkruan: “Zoti Ivanov, gjuha shqipe nuk është e armikut, po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President.”

Kujtojmë se Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot nuk ia dha mandatin kryetarit të Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev me pretendimin se “nuk do të japë mandatin për formimin e qeverisë së re çdo kujt i cili negocion për platforma të vendeve të huaja me të cilat cenohet populli maqedonas dhe kërcënohet shteti unitar dhe sovraniteti”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies