FLURUDHË
Fjala e rëndë
Më shumë se
Çdo gjë tjetër
Vret.
Më shpejt
Se vetë plumbi
I shkrepur
Në zemër godet.
Kujdes
Mos u bëni vrastarë
Nuk është shenjë
E mbarë.
KOHËN NUK E MAS ME ORË
Jo asnjëherë
Nuk do e mas kohën me orë
Është matje pa vlerë
E kotë, e dhimbshme
Pa kuptim.
As vet jetën
Nuk do e mas me orë
Mund të jetoj me qindra vjet
Dhe për pak çaste
Të humbas porsi shkumb sapuni.
Çastet më të bukura të jetës
Momentet ku me të vërtetë
Ndjehem vetja ime
Dhe askush tjetër.
Ato do t᾽i mas në orë
Nëse është e mundur?
PSE LOTOJNË LULET
A thua pse lotojnë
Lulet?
Pyet njeriu
Në mëngjes.
Të lënë përshtypjen
Gjithë natën kanë dënesë!
Të bëhet
Se një barrë
Të madhe e kanë
Andaj pesha e dhimbjes
Shpirtin ua rënkon.
Xhevrije Kurteshi Nimani