Fillimi LajmeQeveria e Kosovës rikthen për votim Kuvendit amandamentet për gjykatën speciale

Qeveria e Kosovës rikthen për votim Kuvendit amandamentet për gjykatën speciale

nga Shekulli Agency

qeveria-kosoves

Qeveria e Kosovës ka vendosur për të rikthyer në Kuvend miratimin e ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për formimin e gjykatës speciale në Kosovë

 

Qeveria e Kosovës ka vendosur për të rikthyer në Kuvend miratimin e ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për formimin e gjykatës speciale në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa rikujtoi se Kuvendi më 26 qershor të këtij viti shyqyrtoi amandametin 24 kushtetues, të propozuar nga Qeveria, i cili u mbështet nga 75 deputetë, por nuk u miratua për shkak se nevoiteshin dy të tretat e votave, apo e thënë ndryshe 80 deputetë.

Mustafa theksoi se kushtetuta e Kosovës dhe Rregullorja e Kuvendit nuk e kufizon mundësinë që qeveria të rikthejë të njëjtin ndryshim Kuvendit të Kosovës.

“Nuk ka ndonjë pengesë kushtetuese që amandemetet e miratuara nga Qeveria të riprocesuohen në Kuvend me kërkesë që ajo edhe një herë të rishikoj dhe të vendosë për miratimin e tyre, duke pasur parasyshë se është me rëndësi të madhe për vendin”, ka thënë Mustafa.

Ai theksoi se ri-shqyrtimi i amendamenteve është i lidhur me përmbushjen e obligimeve që Kosova ka ndërmarrë vitin e kaluar në shkëmbimin e letrave të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga me ish-Përfaqësuesen e Lartë për të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë të BE-së, Catherine Ashton, e cila u miratua nga Parlamenti me dy të tretat e votave.

“Ne jemi të detyruar të zbatojmë ligjet e miratuara nga Kuvendi, kurse Kosova do të tregojë se është e përgjegjëshme dhe e aftë për të përmbushur premtimet e bëra ndaj komunitetit ndërkombëtar, të cilat janë ratifikuar me ligj”, tha kryeministri Mustafa.

Krijimi i dhomave të specializuara për amendamentin e propozuar është kërkesa eksplicite nga partnerët strategjikë të Kosovës, veçanërisht SHBA dhe BE, theksoi Mustafa, duke shtuar se konsideron vendimin e Gjykatës Kushtetuese që amendamenti i propozuar nuk i shkel të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës vuri në dukje gjithashtu se do të jetë e dëmshme për Kosovën, nëse gjykatën speciale, nuk e formon Kuvendi i Kosovës, atëher për të do të vendoset në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sepse ri-shqyrtimi dhe fuqizimi i kësaj rezolute çon në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, gjithashtu theksoi së është e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës që gjykata speciale të formohet nga Kuvendi, duke theksuar se kjo është një përgjegjësi e përbashkët e shtetit.

Ndërkohë thuhet se sot në mesditë do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, në të cilën do të caktohet seanca ku do të rishqyrtohen dhe të votohen amendamentet kushtetuese.

Kuvendi i Kosovës më 26 qershor, nuk kishte shumicën e nevojshme për ndryshime kushtetuese, sepse përkundër deputetëve të opozitës, kundër votuan edhe shtatë deputetë të PDK-së dhe dy abstenuan. Partitë opozitare “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën kundërshtare kthimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, sepse sipas tyre Kuvendi i tha “jo”, gjykatës speciale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies