Fillimi Opinion/AnalizaTERRORIZIMI I TURQISË

TERRORIZIMI I TURQISË

nga Shekulli Agency

Savash-Veliu

Shkruan: Savash VELIU

Po flitet mbi lindjen e një rendi jopolar, në të cilin shtetet e gjejnë veten në garë me shtetet e tjera, si dhe me aktorët joshtetërorë. Fuqitë perëndimore tradicionale, të cilat e patën rregulluar rendin botëror bashkëkohor pas Luftës së Dytë Botërore sipas interesave të tyre, po sfidohen gjithnjë e më tepër nga “fuqitë joperëndimore”. Thirrja për një rend të ri ndërkombëtar, që kënaq interesat e të ashtuquajturave fuqi të reja dhe pasqyron karakterin shumëpolar dhe relativist të mjedisit gjeopolitik që po lind, është në rritje. Mbetet për t’u parë nëse shekulli i ri do të jetë kinez, rusë apo një përzierje postamerikane. Por, e sigurt është se po ngrihet një rend i ri dhe parësia e Perëndimit nuk mund të merret më si e mirëqenë.  

Në këtë skenë u fut papritmas edhe Turqia që zhvillohet në një atmosferë me stabilitet të sigurt! Turqia paraqitet si një faktor rajonal dhe Objektivat e saj janë për ta shpëtuar Turqinë nga vartja e jashtme në fushën e industrisë së mbrojtjes kombëtare e që synojnë të ecin me shpejtësi drejt rrugës për një prodhim total vendor, për sovranitet. 

Ky industri e armëve mbështetet në naftën e rajonit, këtë Turqia do ta siguronte nga veriu i irakut përmes liderit kurd Barzani.

Ndërkohë fuqitë perëndimor shpikën luftën e Sirisë, me të do të dobësonin Turqinë, Rusinë, krahun ushtarak të Iranit dhe Kinën. Më pas si kundërpërgjigje Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj inkurajuan përhapjen e grupit ISIL në Lindjen e Afërt për të krijuar një luftë të vazhdueshme në rajon dhe avancimin e kompleksit ushtarako-industrial amerikan, mbi kuriz të saj për të kontroluar naftën. 

Kjo është një nga arsyeja që ISIL-i ekziston, për të shitur shumë më tepër armë për më shumë aktorë në Lindjen e Afërt duke i kacafytur njëra me tjetrën.

Kjo është një pjesë e madhe e arsyes pse ISIL ekziston, kjo është për luftë të vazhdueshme, në këtë mënyrë ata kanë për t’i mbajtur gjërat në Lindjen e Afërt të paqëndrueshme.

Ata janë duke përdorur ISIL-in për të stimuluar ekonominë amerikane dhe globale dhe kanë disa qëllime strategjike, në Irak kanë për qëllim, për të ndarë vendin në tre pjesë për naftë.  Nëse e shikojmë hartën se ku është pozicionuar ISIL, do të shohim se këtu fshehet një sekret i planifikuar nga shtetet e mëdha të dirigjuara edhe nga shteti kriminel Israelit. Vendosja e ISIL-it në mesin e vendeve më të fuqishme islame si : TURQIA, EGJIPTI, JORDANIA, ARABIA SAUDITE, SIRIA, IRAKU, IRANI, PAKISTANI, AFGANISTANI etj. Arrijmë në perfundim se këtu janë tri qëllime si:

Tërhiqja e vemendjes së shteteve islame nga krimet e Israelit dhe të preokupohen me krimet e ISIL-it. ISILi me luftën e vetë te mos e lejojë zhvillimin dhe forcimin e vendeve islame, në mënyrë që mos të rrezikohet shteti sionist Israelit dhe shtetet e mëdha duke e bombarduar kinse ISIL-in ti shkatrrojnë këto vende dhe tollovin e krijuar ta shfrytezojnë për ti plaqkitur pasuritë natyrore siq ështënafta, mbi të gjitha dalja në pritë të rrugëve energjetike që furnizon botën joperëndimore etj.

Fuqitë Perëndimore qëllimisht atakojnë kufijtë e Turqisë përmes terroristëve të PKK, ISIL dhe përmes valës së refugjatëve për ta destabilizuar ekonomin dhe sigurinë e Turqisë.

Regjimi i Assad-it është shkaku i terrorizmit në rajon, dhe se largimi i regjimit të Asadit është garantuesi i vetëm për rivendosjen e stabilitetit në rajon.

Prandaj Turqia duhet të vazhdoj aleancën me amerikanët, deri sa të forcohet, po doli turqia kundër amerikanëve prite luftën qytetare në Turqi. Turqia dhe Amerika kanë interesa të përbashkëta, bëjnë politikën tërheq e mos këput. Qëllimi i Turqisë është që të drejtohet drejtë Ballkanit me kulturë osmanoislame, vendeve të Magrebit, Lindjes së Afërt, republikave kaukaze, për t’u bërë fuqi rajonale, pra Turqia ka për qëllim të bëhet lideri i vendeve islame.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies