Fillimi LajmeQendra e sigurisë në Mekë: Haxhinjtë mbikëqyren 24 orë nga mbi 5 mijë kamera

Qendra e sigurisë në Mekë: Haxhinjtë mbikëqyren 24 orë nga mbi 5 mijë kamera

nga Shekulli Agency

Edhe pse zona përreth Qabes është nën mbikëqyrje të vazhdueshme, gjatë ditëve kur miliona haxhinjë kryejnë haxhin, dhe aq ditë sa zgjat haxhi angazhohet një staf i posaçëm.

222-arabi-saudiVendi më i shenjtë i muslimanëve, Meka, në qendër të së cilës ndodhet Qabja, monitorohet nga pesë mijë kamera të sigurisë në 24 orë e shoqëruar me 100 mijë punonjësit e Qendrës kryesore të Sigurimit të Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite.

Edhe pse zona përreth Qabes është nën mbikëqyrje të vazhdueshme, gjatë ditëve kur miliona haxhinjë kryejnë haxhin, dhe aq ditë sa zgjat haxhi angazhohet një staf i posaçëm. Këtë vit më shumë se tre milionë muslimanë nga e gjithë bota mbërritën në këtë vend për të kryer një nga ritualet themelore të fesë Islame.

Krahas angazhimit të përhershëm të pjestarëve të policisë, në Mekë në terren janë edhe pjesëtarët e Njësisë Speciale të luftës ndaj terrorizmit, policia rrugore, ushtarët, pjestarët e Gardës Kombëtare dhe të tjerë që kujdesen për rendin në këtë vend të shenjtë dhe udhëzojnë haxhinjët.

Autoritetet saudite çdo vit për haxhinjët në Mekë dhe Medine ndajë fonde të konsiderueshme për përmirësimin e infrastrukturës për të mundësuar pritjen e një numri të madh të besimtarëve muslimanë.

Gjithashtu, për autoritetet, ceremonitë fetare në dy qytetet qendrore paraqesin një sfidë të madhe në aspektin e sigurisë, prandaj oficerët e policisë kryejnë trajnime të rregullta.

Gjatë haxhit të sivjetëm u regjistruan dy tragjedi të mëdha, në të cilat u vranë disa qindra besimtarë nga rrëzimi i një vinçi, ndërsa disa ditë më vonë një numër i madh i haxhinjëve humbën jetën për shkak të një rrëmuje dhe shtyrjeje në Mina.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies