Sulmet e SHBA-së në Siri, presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin i ka cilësuar si agresion mbi një shtet të pavarur.
“Presidenti Putin vlerëson se sulmet amerikane në Siti janë një agresion mbi një shtet sovran dhe mosrespektim të normave ndërkombëtare, edhe me atë me pretekst të shpikur”, ka thënë zëdhënësi i Putinit Dimitrij Peskov.
“Sulmi i SHBA-së seriozisht dëmton marrëdhëniet ruso-amerikane, marrëdhënie këto që edhe ashtu ishin në gjendje të dëshpëruar dhe pengon në mënyrë efikase të veprohet kundër terrorizmit”, ka shtuar Peskov duke transmetuar qëndrimin e Putinit.
Presidenti rus vlerëson se sulmi amerikan është tentim për të tërhequr vëmendjen e botës nga viktimat e shumta mes civilëve në Irak.