Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një konference për medie për transformimin e FSK-së, ka thënë se i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit dhe qeverisë për tërheqjen e këtij propozimi. Thaçi ka thënë se këtë iniciativë ligjore për transformimin e FSK-së e ka ndërmarrë pasi sipas tij ishin shterur të gjitha mundësitë tjera për themelimin e ushtrisë me anë të Kushtetutës.
Presidenti i Kosovës ka thënë gjithashtu se përfaqësuesit e Listës Srpska për gjashtë muaj me radhë kanë bojkotuar Kuvendin prandaj dhe kjo gjë e ka bërë të pamundur sigurimin e përkrahjes dhe përfshirjes së tyre në procesin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.