Fillimi LajmeProkuroria punon në zbulimin e vrasjes në Çair

Prokuroria punon në zbulimin e vrasjes në Çair

nga Shekulli Agency

Prokuror publik nga Prokuroria e Shkupit i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme për zbulimin e autorit dhe motivit për vrasjen që ndodhi të premten në mbrëmje në lagjen Çair të Shkupit.

“Janë siguruar video regjistrimet nga kamerat që ndodhen në rrethinë në vendin ku ka ndodhur vrasja dhe të njëjtit do të jenë lëndë e analizës.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, Në të njëjtën kohë, janë lëshuar shumë urdhra për ekspertizë të gëzhojave, të veshjes, të gjurmëve të gjakut dhe të sendeve të tjera të gjetura dhe marra nga vendi i ngjarjes”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë.

Në këmbimzjarrin e armatosur, siç publikoi më parë MIA, është vrarë I.A. (35) nga fshati Bllacë, ndërsa L.K (52) nga Shkupi është plagosur rëndë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies