Fillimi Lajme“Arkëtari” i FETO-s sillet në Turqi nga Sudani përmes një operacioni të MIT-it Ekipi special i MIT-it k

“Arkëtari” i FETO-s sillet në Turqi nga Sudani përmes një operacioni të MIT-it Ekipi special i MIT-it k

nga Shekulli Agency

Memduh Çıkmaz, i njohur si “arkëtari” i organizatës terroriste FETO, është sjellë në Turqi nga Sudani përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) së Turqisë.

Vendi i Çıkmazit në Sudan është zbuluar dy muaj më parë nga MIT-it, i cili ka formuar ekip special për pjesëtarët e FETO-s që gjenden jashtë vendit dhe të cilët kanë ikur nga Turqia, njoftohet nga burime të sigurisë.

Çıkmaz është marrë në pyetje pasi është arrestuar përmes një operacioni të përbashkët të MIT-it dhe Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës dhe Sigurisë të Sudanit (NISS). Ekipi special i MIT-it ka sjellë Çıkmazin në Turqi pasi janë kryer procedurat në Sudan.

Çıkmaz, i cili ka pompa të benzinës dhe fabrikë tullash në vendlindjen e tij, provincën Çorum të Turqisë, ishte një nga emrat aktivë të FETO-s që kishin detyrën e “arkëtarit” të kësaj organizate.

Çıkmaz ishte arratisur në Sudan në janar të vitit 2016, pasi kreu i FETO-s, Fetullah Gylen, kishte udhëzuar pjesëtarët e organizatës të iknin jashtë vendit.

Ndaj tij kishte fletarrestim me akuzën “menaxhim i një organizate terroriste të armatosur”.

Për të thuhet se ka mbledhur haraç për FETO-n nga biznesmenët në Çorum nën emrin e “zekatit”, ndërsa burimet e sigurisë njoftojnë se është zbuluar se ai i ka transferuar miliona dollarë organizatës terroriste përmes Sudanit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies