
Pretendohet se Greqia ka planifikuar të instalojë një sistem që do të bllokojë mjetet ajrore pa pilot (dronë-IHA) të Türkiye-s (Turqisë) në ishujt e Egjeut, transmeton (AA).
Sipas lajmit të gazetës “Real News”, që bazohet në burime pa emër, thuhet se prania e dronëve të Türkiye-s në Egje ka vendosur në lëvizje Forcat e Armatosura të Greqisë.
Sistemet anti-dron që ka siguruar Greqia do të instalohen në verën e vitit 2022 në një pjesë të Egjeut dhe Mesdheut Lindor me qëllim për të mbrojtur “Zonën e Informacionit të Fluturimit (Flight Information Region – FIR) të Greqisë”.
Pretendohet se sistemi, i cili do të zbulojë dronët që do të hyjnë në zonën e “FIR të Greqisë”, do të krijojë një mburojë elektronike dhe do të shkaktojë që përdoruesi të humbasë kontrollin mbi dronët.
– Greqia dëshiron të rrisë numrin e dronëve
Edhe Forcat Ajrore të Greqisë kanë kaluar në veprim për të blerë nga SHBA-ja dronët e llojit “MQ-9”. Në rast të miratimit nga autoritetet përkatëse, parashikohet që të kryhet një pagesë rreth 350 milionë euro për blerjen e tre dronëve “MQ-9” dhe të një ose dy stacioneve të kontrollit.
Gjithashtu edhe kreu i shtabit të Përgjithshëm të Greqisë, Konstantinos Floros, ka planifikuar që të vizitojë këtë javë Izraelin për të diskutuar kërkesën e tij për të shtuar edhe tre dronë të tjerë të llojit “Heron” që vendi i tij ka siguruar nga Izraeli duke i marrë me qira.