Fillimi PolitikëLavrov: Perëndimi nuk e lejon Ukrainën të zhvillojë negociata me Rusinë

Lavrov: Perëndimi nuk e lejon Ukrainën të zhvillojë negociata me Rusinë

nga Shekulli Agency

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha të shtunën se Perëndimi nuk e lejon Ukrainën të zhvillojë bisedime me Rusisë.

Lavrov akuzoi Perëndimin, të udhëhequr nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja, se e kanë kthyer Ukrainën në një instrument të “frenimit dhe rraskapitjes” së Rusisë.

Në një intervistë me transmetuesin publik të Republikës Srpska, RTRS, ai tha se Perëndimi e ndaloi Ukrainën të vazhdojë negociatat me Rusinë, e cila kishte pranuar propozimet e Ukrainës dy muaj më parë si bazë për zhvillimin e një rezolute.

Ata e detyruan Ukrainën të forcojë qëndrimin e saj kundër Rusisë, tha ai.

Duke iu referuar sanksioneve ekonomike ndaj vendit të tij, Lavrov tha se këto masa prodhuan efekt të kundërt dhe po e dëmtojnë Perëndimin më shumë se Rusinë.

Lidhur me paketën e gjashtë të sanksioneve të miratuar të premten nga BE-ja dhe kufizimet në transportin e naftës ruse nga deti, Lavrov tha se tregu i naftës nuk ndjek tekat dhe urdhrat politikë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies