Fillimi LajmePrangoset 39-vjeçari, mashtroi 13-vjeçaren në Facebook

Prangoset 39-vjeçari, mashtroi 13-vjeçaren në Facebook

nga Shekulli Agency

sh-kompjuter

Një 39 vjeçar ka arritur të shtie në dorë një vajzë duke kryer seks me të, por ajo ishte vetëm 13-vjeçe, moshë që ligji shqiptar e ndalon dhe e dënon rëndë.

Por, vajza ka treguar në policinë e Lushnjës dhe denoncimi i sak ka çuar në ndalimin e autorit të dyshuar të marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së Fierit i thanë NOA-s se nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lushnjë, u bë ndalimi i Kejdi Çela, 39 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 31 gusht 2015, ka ardhur në Komisariatin e Policisë Lushnje, shtetasja e mitur E.F., 13 vjeçe, e cila në prani të psikologes ka shpjeguar se para rreth 4-5 ditëve ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin e mësipërm me të cilin ishte njohur në Facebook”, detajon policia.

Mësohet se fakti i seksit me këtë vajzë, është pranuar nga Kejdi Çela pasi ai u ndalua. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur“, parashikuar nga Neni 100/1 i Kodit Penal.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies