Fillimi LajmePolici i akuzuar për vrasjen e Floyd-it bën paraqitjen e parë në gjykatë

Polici i akuzuar për vrasjen e Floyd-it bën paraqitjen e parë në gjykatë

nga Shekulli Agency

Polici i përjashtuar nga puna nga Minneapolis, i cili vendosi gjunjin në qafën e George Floyd-it që shkaktoi vdekjen e tij, bëri paraqitjen e parë në gjykatë me akuzat që ndërlidhen me vrasjen e afro-amerikanit të prangosur, transmeton (AA).

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Derek Chauvin paraqitjen e realizoi përmes video-lidhjes.

Gjykatësja Jeannice Reding caktoi lirimin me kusht të Chauvin në 1 milion dollarë, ose 1,25 milionë dollarë lirimin pa kusht.

Pritet që Chauvin sërish të paraqitet në gjykatë më 29 qershor.

Në pamjet e publikuara në internet të arrestimit shfaqet Chauvin duke vënë gjunjin në qafën e Floyd-it për gati nëntë minuta, duke injoruar lutjet e tij se nuk mund të merr frymë, para se viktima të humbte vetëdijen.

Keith Ellison, prokurori i përgjithshëm i shtetit Minnesota, azhurnoi akuzat kundër Chauvin javën e kaluar pasi mori drejtimin e rastit në prokurori ditë më parë. Chauvin tani përballet me vrasje të shkallës së dytë.

Ai gjithashtu akuzon tre oficerët e tjerë të policisë që ishin në vendngjarje për ndihmë dhe përvetësim.

Zemërimi publik pas vdekjes së Floyd-it shkaktoi protesta kundër brutalitetit të policisë dhe kundër racizmit në SHBA dhe në mbarë botën.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies