
Numri i personave që janë ankuar se janë diskriminuar në vitin 2019 në Gjermani është rritur për 3,6 për qind në krahasim me vitin 2018 dhe ka arritur në 3.580.
Në një mbledhje të zhvilluar në kryeqytetin Berlin, zv. kryetari i departamentit për kuftën kundër diskriminimin, Berhard Franke, njoftoi raportin për vitin e kaluar.
Franke tha se në vitin 2019 numri i personave që janë ankuar duke theksuar se janë përballur me diskriminim për arsye të tilla si origjina, gjinia, mosha dhe mentaliteti botëror, u rrit për 3,6 për qind në krahasim me vitin 2018 dhe arriti në 3.580.
Ankesat më të mëdha për diskriminimin janë bërë për shkak të përkatësisë etnike (1.176) dhe kjo shifër përbën 33 përqind të të gjitha ankesave, njoftoi Franke, i cili rikujtoi se në vitin 2018 kanë marrë 1.070 ankesa në të cilat theksohet përballja me diskriminim për shkak të përkatësisë etnike.
Në vitin 2019, ankesat për diskriminim për shkak të gjinisë përbëjnë 29 për qind, 12 për qind për shkak të moshës dhe 7 për qind për shkak të besimit fetar, informoi Franke duke vënë theksin se diskriminimi më i madh me 36 për qind është përjetuar në ambientet e punës ose gjatë aplikime për punë.
Franke shtoi se 26 përqind e ankesave janë në lidhje me ngjarjet e përjetuara në jetën e përditshme.
Ai gjithashtu theksoi se shumica e njerëzve nuk kanë bërë ankesë për arsye të ndryshme, duke shtuar se këto të dhëna janë shumë të vogla në krahasim me gjendjen reale.
Duke vënë theksin se viktimat nuk mbështeten mjaftueshëm, Franke është shprehur se “Gjermania ka problem me diskriminimin”.
Gjithashtu, për t’u ndihmuar më mirë viktimave, Franke bëri thirrje për reforma urgjente në Ligjin e Trajtimit të Barabartë (AGG) të miratuar në vitin 2006.