Fillimi LajmePheniani: Jemi të gatshëm për sulm bërthamor parandalues

Pheniani: Jemi të gatshëm për sulm bërthamor parandalues

nga Shekulli Agency

Zyrtari i lartë ushtarak i Koresë së Veriut Hwang Pyong-so tha se Pheniani është gati për sulm bërthamor parandalues të Koresë së Jugut dhe SHBA-ve, pas vendimit të marinës amerikane për të dërguar aeroplanmbajtësen Carl Vinson dhe flotën e saj në ujërat e Gadishullit Korean.

Hwang Pyong-so, këshilltari ushtarak i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka kërcënuar SHBA-të dhe Korenë e Jugut, gjatë një transmetimi televiziv në prag të 105 vjetorit të lindjes së Kim II-sung, themeluesit të Koresë së Veriut.

“Koreja e Veriut do t’i shkatërrojë pa gjurmë nëse tentojnë të kryejnë agresion”, ka thënë Hwang Pyong-so.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies