Fillimi Ekonomi“Turqia ka 65 për qind të prodhimit vendas në industrinë e mbrojtjes”

“Turqia ka 65 për qind të prodhimit vendas në industrinë e mbrojtjes”

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, deklaroi sot nga Izmiri i Turqisë, se vendi i tij ka rritur përqindjen e prodhimit vendor në industrinë e mbrojtjes nga 24 në 65 për qind.

“A keni menduar se pse aq shumë e sulmojnë Turqinë? Të gjithë e sulmojnë Turqinë dhe Recep Tayyip Erdoğan-in. Sepse Erdoğan thotë atë që duhet thënë dhe kjo është se sot rajoni ka një Turqi. Turqia më herët nuk ka mundur të tregohet, sepse nuk kishte fuqi. Mundësitë dhe aftësitë e saj ishin të kufizuara. Por, falë Zotit, sot ne flasim për Turqinë, e cila në industrinë e mbrojtjes, ka rritur përqindjen e prodhimit të brendshëm nga 24 në 65 për qind”, tha Yıldırım.

Ai theksoi se Turqia duhet të jetë e fortë dhe për të qenë e fortë duhet të heq pengesat. “Ne kemi punuar tashmë 15 vite, ne kemi bërë shumë. Nuk kemi nevojë të bëhemi modest. Tani ne do të heqim një nga një të gjitha pengesat”, tha Yıldırım.

Ai komentoi edhe rreth organizatave terroriste FETO, PKK, DHKP-C, të cilat, siç theksoi ai, në çdo mënyrë të mundshme jashtë vendit po udhëheqin propagandë për “jo” në referendumin e ardhshëm mbi ndryshimet kushtetuese.

“Angazhohuni në këtë drejtim sa të dëshironi. Por ju ende nuk e keni njohur këtë popull i cili të dielën në referendum do të jap përgjigjen e duhur”, tha Yıldırım.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies