Analisti politik Mehmet Latifi ka përmendur një detaj interesant rreth qëndrimit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se nuk ka nevojë që të ketë parti tjera shqiptare përveç BDI-së dhe PDSH-së.
Latifi e pyet Ali Ahmeti përse nuk e përdori këtë formulë kur e formuan Bashkimin Demokratik për Integrim, në kohën kur në skenën politike ishin Partia për Prosperitet Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptare, të cilat edhe e kishin nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Latifit!
Ali Ahmeti thotë nuk i duhen shqiptareve parti tjera…Po sa i “mençëm” e sa i “urtë” që është Ali Ahmeti! Merre me mend e paska zbuluar se shqiptarëve nuk u duhen parti tjera, qenkan mjaft dy parti!
Pse pra vallë ai nuk veproi kështu kur ne skenën politike ishin PPD dhe PDSH, që janë edhe nënshkruese të asaj marrëveshjes famoze të Ohrit, të cilës vazhdimisht i referohet. Madje ka edhe nënkryetar Qeveria që merret me këtë marrëveshje të këtyre dy partive.
Mos vallë Ali Ahmeti pretendon që mbase nuk ka nevojë edhe shqiptarë tjerë me pasë në Maqedoni, se do të mjaftonte ai?!
Po shumë perandori që kanë ekzistuar kanë përfunduar me fiasko, e edhe kjo perandori i Ali Ahmetit dhe kompanisë është me afate të kufizuara, sado që të mundohen ta mbajnë gjallë. Aq më tepër kur Ali Ahmetin dhe mësuesit këshilltarët e tij politik i ka kapë tmerri se sipas të gjitha gjasave nuk do të jenë më në pozitë që të thirren në 153.000 votat e shqiptareve…këtë vështirë që mund ta kapërdijnë./SHENJA
