Xhezair Shaqiri ka mohuar se ka biseduar me Beg Rizajn, siç pretendohet në shkrimin e publikuar në portalin maqedonas “Burevesnik” që ka autor gazetarin kontrovers Zoran Bozhinovski.
Shaqiri thekson se biseda e publikuar aty mund të jetë e mbështetur në komunikimin e personave që kanë krijuar një profil të rrejshëm të tij në Facebook.
Në fakt, më parë Shaqiri disa herë ka alarmuar se dikush po përpiqej ta diskreditonte atë duke krijuar profile të rrejshme. Tashmë, Shaqiri thkson se “biseda” e publikuar nga Bozhinovski duket të jetë shpikje e shërbimeve maqedonase të ndihmuara nga “ndonjë shqiptar”.
Më poshtë japin deklaratën e plotë të Shqirit të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook!
Unë që jam përmendur në këtë shkrim demantoj që ndoj herë kam folë me telefon apo Facebook me MIRSAD NDRECËN E BEG RIZËN. Kto shkrime, o janë të shpikura prej palës maqedone o ka mund që Mirsadi e Begu të kenë shkruar në Facebook me personin i cili ka hapur profil në Facebook në emrin tim dhe me fotot e mija. Qe dy vjet më së paku i kam lajmëruar gjithë miqtë të Facebookut se un nuk e kontrolloj atë përveç atij personi.
Perveç këtij profili që kam, mundet ta kontrollojë kush të dojë në postimet e mija të mëhershme në fb se sa herë kam shkruajtun për ta demaskuar personin i cili po ofendonte shumë shqiptarë në emrin tim, e tash po e kuptoj me dëshmi se kush e paska hapur Facebookun me emrin tim dhe me foto të mija.
Pa dyshim se shërbimet maqedone me ndihmën e ndoj shqipfolësi qëndrojnë pas këtij profili të rrejshëm! /SHENJA/
