Nëse Evropa tenton që vet të zgjidhë krizën në fjalë, tha Orban, atëherë “ne do të shkatërrojmë stilin e jetës, vlerat dhe përparësitë të cilat i kemi zhvilluar gjatë qindra viteve”
Duke folur për refugjatët nga Lindja e Afërt të cilët kërkojnë strehim në vendet e Evropës, kryeministri hungarez, Viktor Orban në një intervistë për radion shtetërore të Hungarisë ka thënë se “të rinjtë më shumë u ngjajnë luftëtarëve se sa azilkërkuesve”.
Ai ka thënë se nuk konteston të drejtën e asnjërit shtet që të rregullojë problemet e veta demografike me të rinjtë nga bota arabe të cilët sipas tij u ngjajnë luftëtarëve, por shprehet se është papranueshme që të detyrohet Hungaria në një gjë të tillë.
Orban, i cili inicion kuotë globale ndaj refugjatëve, ka deklaruar se nuk është e drejtë që shtetet siç janë SHBA-të, vendet e pasura arabe, Izraeli dhe Australia të presin që Evropa të pranojë emigrantë, ndërkohë që ato vet kanë pranuar disa qindra ose fare asnjë.
Nëse Evropa tenton që vet të zgjidhë krizën në fjalë, tha Orban, atëherë “ne do të shkatërrojmë stilin e jetës, vlerat dhe përparësitë të cilat i kemi zhvilluar gjatë qindra viteve”, ka thënë ai.