Lëvizja Islame Bashkohu dënon sulmet ajrore te Rusisë ndaj civileve mysliman në Siri, ku nga sulmet e para të agresion rus janë vrarë dhjetëra civil nder ta 64 fëmijë. Jemi tronditur nga pamjet e pasojave të bombardimeve joselektive që është duke i bërë shteti kriminel në krye me kriminelin Putin në Siri.
Ishim dhe vazhdojmë të jemi edhe kundër bombardimeve të aleancës së ashtuquajtur anti Isis, nga e cila fushatë bombarduese kanë pësuar civilët e në mesin e tyre qindra fëmijë. Jemi dëshmitarë që këto fushata bombarduese përveç që janë shfarosëse me pasoje mijra jetëra civilësh, nxjerrin në pah hipokrizinë e shteteve të cilat qëndrojnë pas këtyre bombardimeve sepse në njërën anë vrasin civil të pafajshëm sirian ndërsa në anën tjetër e lënë të qetë makinerinë vrastare te diktatorit Asad që të vazhdoj me shfarosje të një populli të tërë ku numri i viktimave të tij ka arritur një gjysmë milioni.
Jemi të shokuar nga qëndrimi indiferent i botës që vetën e njeh si demokratike se si miratuan bombardimet e Rusisë që ti ndihmoj Asadit të shfarosë edhe atë pak popullatë civile që ka mbetur në Siri me arsyetimin për luftë kundër terrorizmit ndërsa në të vërtetë mbrojnë atë që ushtroj dhe po vazhdon të ushtroj terror shtetërorë të paparë që nga lufta e dytë botërore , tani e katër vite ndaj popullit të Sirisë.
Është mjaftë shqetësuese se përveç shteteve të cilat për shkak të interesave të caktuara e kanë legalizuar vrasjen joselektive të njerëzve të pafajshëm , shqetësuese mbetët edhe mungesa e gatishmërisë për ta dënuar derdhjen e gjakut të pafajshëm . Nuk është fjala këtu për ata të cilët shfarosja e myslimanëve i gëzon , por për shumë hoxhallarë të Kosovës , Shqipërisë e të Maqedonisë të cilët reagojnë menjëherë duke e mbështetur reagimin e tyre me ajete Kuranore dhe hadithe profetike qoftë edhe atëherë kur ka viktima në njerëz si rezultat i incidenteve të izoluara ku paraqitet elementi fetar ,madje reaguan edhe për sulmet që ju bënë shijave ndonëse nuk dihej qartë kush qëndronte pas tyre , por asnjëherë kur koalicionet bombarduese vrasin civil të pafajshëm në Siri . Kemi frikë që jeni duke punuar me standarde të dyfishta , pse nuk reagoni kur vriten civilët myslimanët nga aleanca perëndimore dhe ndihmësit arab dhe tani edhe nga Rusia !!!!???
Kërkojmë nga ju ta zgjidhni së paku heshtjen para reagimit selektiv , vërtetë ajo që thoni bazuar në Kuran dhe Sunnetin e të Dërguarit salAllahu aljhi ve selam qëndron se gjaku i të pafajshmit është i ndaluar qoftë ai mysliman apo jo mysliman , por të reagosh kur vriten katër pesë jo myslimani ndërsa të heshtësh kur vriten nga sulmet ajrore qindra brenda nate në shtëpitë e tyre pa i bërë askujt asgjë kjo është hipokrizi , pse të mos reagohet, vrasja është vrasje dhe krimineli kriminel ,apo ndoshta ai që po i bombardon shtëpitë e myslimanëve në Siri më bomba , ka bombarduar zemrat tuaja me frikë.