
Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio shtetërore në Kossuth, Viktor Orban vlerësoi masat e marra në vend kundër epidemisë.
Duke theksuar se Bashkimi Evropian (BE) është i pamjaftueshëm në luftën kundër epidemisë, Orban tha:
“Ne jemi anëtarë të BE-së. Ne duam një BE të fortë, por duhet të shohim edhe atë që BE-ja ka dobësitë e veta. Këto dobësi u panë qartë sidomos gjatë periudhës epidemike. Ne gjithashtu bisedojmë me fqinjët tanë dhe vendet e Grupit të Vishegradit (V4: Polonia, Çekia, Hungaria, Sllovakia), por duhet kuptuar edhe kjo që ndihmat nuk vijnë nga këto vende. Ne morëm ndihma nga Kina dhe kërkuam ndihmë edhe nga Këshilli Turk, ku Hungaria është anëtare në statusin e vëzhguesit, dhe këto vende e ndihmuan Hungarinë. Kjo është situata për momentin. Pavarësisht kësaj, ne jemi akoma një anëtar i BE-së. Ne jemi pjesë e kësaj aleance perëndimore, kjo është shtëpia jonë dhe duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin, por shohim që ndihma nuk na vjen nga brenda.”
Orban njoftoi gjithashtu se për shkak të epidemisë kufizimet në lëvizjen e njerëzve dhe makinave janë shtrirë në mbarë vendin.
Duke deklaruar se qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për të shkuar në punë ose për të përmbushur nevojat e tyre themelore, kryeministri hungarez deklaroi se vendimi do të fillojë të zbatohet nesër dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 11 prill.
Me qëllim mbrojtjen e moshës së tretë Orban gjithashtu deklaroi se në orarin 09.00-12.00 në supermarkte, farmaci dhe dyqanet që sheshin produkte pastrimi mund të blejnë artikuj vetëm qytetarët 65 vjeç e lartë.
trt-shqip