Fillimi LajmeErdogan: Nuk ka qetësi pasi kërcënimi me të cilin përballemi është shumë serioz

Erdogan: Nuk ka qetësi pasi kërcënimi me të cilin përballemi është shumë serioz

nga Shekulli Agency

Presidenti turk, Recep Tayyup Erdogan, duke iu referuar koronavirusit të ri (COVID-19) ka deklaruar se “nuk ka pushim pasi kërcënimi me të cilin përballemi është shumë serioz”.

“Ne vazhdojmë luftën të vendosur kundër COVID-19, së bashku me popullin tonë, me bindjen se asnjë fatkeqësi nuk është më e madhe se fuqia jonë”, tha presidenti Erdogan.

“Asnjëherë nuk do të bëjmë panik pasi me të vërtetë bëjmë një luftë të fuqishme kundër këtij kërcënimi”, shtoi ai.

Presidenti turk po ashtu njoftoi se në vendin e tij nuk do të lejojnë që askush të mbetet i uritur, i braktisur apo të sulmohet.

Ai po ashtu njoftoi se Turqia anulon të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe se udhëtimet midis qyteteve u nënshtrohen lejeve nga governatorët lokalë, ndërsa theksoi se masat ndaj koronavirusit do të zbatohen në mënyrë rigoroze në 30 qytete të mëdha turke.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies