Fillimi LajmeNë lindje të Turqisë neutralizohen 99 terroristë të PKK-së

Në lindje të Turqisë neutralizohen 99 terroristë të PKK-së

nga Shekulli Agency

Të paktën 99 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK u vranë gjatë operacionit të forcave turke të sigurisë të kryera në lindje të vendit, raporton (AA).

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë janë publikuar aktivitetet e forcave turke të sigurisë në periudhën në mes 24 dhe 30 marsit.

Operacionet kundër organizatës terroriste PKK janë kryer në Sirnak, Hakari, Mardin, Dijarbakir, Bitlis dhe Agri. Me këtë rast janë netralizuar të paktën 99 terroristë të PKK-së, janë sekuestruar 52 pushkë, 109 granata dore si dhe lloje municione të tjera.

Përveç armëve dhe municionit, forcat turke të sigurisë konfiskuan 839 kilogram marihuanë, 4.550 litra karburant dhe më shumë se 50 mijë pako cigaresh. Me këtë i është dhënë një goditje e rëndë terroristëve edhe për sa i përket financimit të organizatës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies