Fillimi SportFederer dhe Nadal në finale të Miami Open

Federer dhe Nadal në finale të Miami Open

nga Shekulli Agency

Në finalen e Miami Open lojtarët Roger Federer dhe Rafael Nadal, dikur tenistët më të mirë në botë këtë vit do të ofrojnë edhe një “klasike” në sportin e bardhë.

Kohë më parë Federer dhe Nadal luajtën në finale të Australian Open në të cilën pas pesë seteve fitoi zvicerani. Tani Nadal do të ketë mundësi ti hakmerret në Miami.

Spanjolli i cili aktualisht është në pozitën e shtatë në botë në gjysmëfinale e mposhti italianin Fabio Fognini me 2:0 në sete (6:1, 7:5). Federer ka patur punë shumë të rëndë kundër australianit Nick Kyrgios të cilin e fitoi pas tre seteve dhe 15 minuta.

Të gjitha setet shkuan në tie-break, por lojtari i gjashtë aktualisht në ATP listë edhe njëherë tregoi përse me vite sundoi botën e tenisit. Fitoi 2:1 në sete 7:6, 6:7 dhe 7:6.

Finalja mes Federer dhe Nadal është në program të dielën me fillim në ora 21 sipas kohës së Evropës Qendrore.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies