Fillimi LajmeMbikëqyrja globale e agjencisë gjermane të inteligjencës është antikushtetuese

Mbikëqyrja globale e agjencisë gjermane të inteligjencës është antikushtetuese

nga Shekulli Agency

Mbikëqyrja masive e agjencisë gjermane të inteligjencës mbi komunikimet dhe trafikun global në internet është antikushtetues, vendosi Gjykata Federale Kushtetuese të martën.

Vendimi i Gjykatës Federale Kushtetuese theksoi se fuqitë aktuale të mbikëqyrjes së Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), të cilat i lejojnë asaj të kryejë mbikëqyrje masive ndaj të huajve në vendet e tjera, shkel të drejtat themelore të përcaktuara në kushtetutën e vendit.

“Autoritetet shtetërore gjermane detyrohen në bazë të drejtave themelore të Ligjit Themelor jo vetëm brenda territorit gjerman”, theksoi gjykata në aktvendimin e saj, duke shtuar: “Mbrojtja kundër mbikëqyrjes së telekomunikacionit si e drejtë kundër ndërhyrjes së shtetit, mbron edhe të huajt në vendet e tjera”.

Në vitin 2018, grupet e të drejtave civile dhe Reporterët pa Kufij (RSF) ngritën një ankesë kushtetuese kundër Aktit të Shërbimit Federal të Inteligjencës (ligji i BND), duke theksuar se ky ligj lejon BND të spiunojë gazetarët jashtë vendit, dhe të ndajë informacione me shërbime të tjera të inteligjencës.

Ligji i diskutueshëm u miratua nga parlamenti në vitin 2016, dhe hyri në fuqi në vitin 2017.

Gjykata Federale Kushtetuese nënvizoi se mbikëqyrja strategjike e BND-së duhet të jetë e kufizuar në përputhje me parimin e proporcionalitetit, dhe kërkoi një organ të pavarur mbikëqyrës për të siguruar mbikëqyrjen ligjore dhe kontrollin e procesit të mbikëqyrjes.

Gjykata vendosi që, megjithë antikushtetueshmërinë e saj, dispozitat e kundërshtuara vazhdojnë të zbatohen përkohësisht vetëm deri më 31 dhjetor 2021, për të lejuar parlamentin të miratojë dispozita të reja. 

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies