Fillimi PolitikëTrump: SHBA duhet t’u japë fund marrëveshjeve tregtare për importet e bagëtive

Trump: SHBA duhet t’u japë fund marrëveshjeve tregtare për importet e bagëtive

nga Shekulli Agency

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të duhet të konsiderojnë ndërprerjen e marrëveshjeve sipas të cilave importon bagëti nga vendet e tjera.

“Kam lexuar dje se marrim ca bagëti nga vendet e tjera, kemi marrëveshje tregtare. Unë mendoj se duhet të konsiderojmë përfundimin e atyre marrëveshjeve”, tha Trump në një takim me fermerët në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne kemi shumë bagëti në këtë vend”, tha presidenti amerikan, i cili foli për përpjekjet për të mbështetur fermerët amerikanë dhe zinxhirin e furnizimit me ushqim.

Sipas faqes së internetit të kësaj industrie “Beef2live.com”, SHBA importoi 532 mijë frymë bagëti në vitin 2020, që ishte 6,5 për qind më pak se në vitin 2019. Shumica e importit u bë nga Meksika dhe Kanadaja.

Në fillim të këtij muaji, Trump tha se kishte kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë që të hetojë shqetësimet në lidhje me çmimet e bagëtive, ndërsa rezultatet nga ai hetim janë ende në pritje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies