Fillimi LajmeLiban, raportohet shpërthim masiv në Bejrut

Liban, raportohet shpërthim masiv në Bejrut

nga Shekulli Agency

Një zjarr në një depo me eksploziv në Portin e Bejrutit shkaktoi në shpërthime masive.

Agjensia zyrtare e lajmeve në Liban bëri të ditur se një numër i madh i njerëzve raportohet se u plagosën nga shpërthimet.

Sipas raporteve fillestare, ish-kryeministri Saad al-Hariri, i cili jeton afër zonës ku ndodhën shpërthimet, thuhet se nuk është i lënduar.

Rezidenca e Al-Haririt, pronat e qeverisë, Xhamia Mohammad Al-Amin dhe ndërtesat përreth thuhet gjithashtu se kanë pësuar dëme të mëdha.

“Zjarri shkaktoi në shpërthime të mëdha që jehuan në kryeqytet dhe periferi”, thuhet në raportimin e agjensisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies