
Në lajmin e saj me titull “Erdogan ngadhënjimtari” gazeta e ngjason Erdoanin me (Perandorin Osman) Sulltan Mehmetin II dhe thotë se Erdoani dëshiron të projektojë fuqinë e vjetër perandorake përtej kufijve të saj, si në kohën e Mehmetit II, dhe t’i kthejë krenarinë Turqisë.
Hartën në Mesdhe Erdoani e ka rivizatuar me kryeministrin libian Fayez Al-Sarraj, i cili pasi u braktis nga aleatët perëndimorë u detyrua të merrej vesh me Turqinë, pretendon gazeta.
“Sipas Rexhep Tajip Erdoanit, bashkëpunimi i ri ushtarak dhe energjetik (me qeverinë libiane) do të hëdhë poshtë Traktatin e Sevrës (1920), i cili shkatërroi Perandorinë Osmane pas Luftës së Parë Botërore”, thuhet në vijim të lajmit.
Çështja e kufijve detarë në Mesdhe i ka tensionuar për dekada marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Greqisë. Presidenti Erdoan ka dhënë urdhër për bërjen e shpimeve në zonat detare që ndodhen afër Qipros greke dhe ishullit Kastellorizo.
“Lufta për pasuritë e Mesdheut Lindor tani po fillon”, bën komentin «Le Figaro».
trt-shqip