Presidenti i Guineas, i cili njëherit është edhe kreu i Unionit Afrikan (UA), u ka bërë thirrje vendeve afrikane që të “ndërpresin marëdhëniet me Francën”, dhe të përqëndrohen në zhvillimin e kontinentit.
Duke folur në Ekspozitën e 12-të Ndërkombëtar të Bujqësisë, e cila po mbahet në qytetin verior të Marokut, Meknes të hënën vonë, Alpha Conde ka kritikuar ashpër vendet perëndimore, posaçërisht Francën, për siç tha, ndërhyrjet e tyre në punët e brendshme të Afrikës.
“Vendet perëndimore nuk duhet të na tregojnë më se çka duhet ne të bëjmë”, tha ai, duke shtuar se “Afrika duhet të përcaktojë rrugën e vet të zhvillimit”.
“Askush nuk duhet të vendosë për Afrikën”, tha ai.
Duke iu referuar përvojave të disa vendeve aziatike, Conde tha se Azia Juglindore, veçanërisht Malejzia, ka arritur zhvillimin e saj pa çfarëdo ndërhyrje perëndimore.
“Ne nuk duam më ndërhyrje të tilla”, të cilat, siç tha “shkaktuan Somalizimin e Libisë dhe rritjen e pasigurisë në Sahel (rajonit të Afrikës së Veriut)”.
Që nga marja e kryesimit të UA-së në janar, presidenti i Guinesë ka përsëritur thirrjet për çlirimin e vendeve afrikane nga ndikimi i huaj.
Në një konferencë të mbajtur muajin e kaluar në Abixhan kushtuar gjendjes së Afrikës, Conde ka përsëritur thirrjet për të “ndëprerë lidhjet me Francën”.
Ashtu si shumë shtete të Afrikës Perëndimore, Guinea nuk kishte marrë pavarësinë nga Franca deri në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të.