Fillimi PolitikëRama: Bashkimi Shqipëri-Kosovë i mundshëm nëse “nuk ka perspektivë në BE”

Rama: Bashkimi Shqipëri-Kosovë i mundshëm nëse “nuk ka perspektivë në BE”

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të përjashtohet në qoftë se perspektivat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor zbehen.

Në një intervistë për “politico.eu”, Rama ka folur për situatën në Ballkan, vizionin që ka Bashkimi Evropian rreth perspektivës së zgjerimit, duke theksuar se duhet më shumë vëmendje ndaj rajonit.

I pyetur nëse është në tavolinë opsioni i bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, Rama u shpreh se “Jo, sepse e vetmja mënyrë që t’a mbash Ballkanin në këtë situatë paqësore dhe bashkëpunuese është duke i mbajtur rrugën drejt anëtarësimit në BE të hapur, t’i japësh një perspektivë të qartë si dhe t’i japësh një ndjenjë pozitive rreth BE-së. Askush nuk do të donte bashkime të vogla, të gjithë duan të jenë pjesë e bashkimit të madh. Por, nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë, atëherë, sigurisht që bashkimet e vogla mund të ndodhin.”

Ai ka folur edhe për vizionin që ka Bashkimi Evropian rreth zgjerimit, duke theksuar se “Ekziston një mungesë e të kuptuarit, ose mungesa e vizionit për të mos e kuptuar se ky rajon ka nevojë për Evropën, por edhe Evropa ka nevojë për këtë rajon.”

Rama ka bërë thirrje për më shumë vëmendje të BE-së ndaj rajonit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies