Fillimi LajmeKoreja e Veriut teston raketahedhësin shumëtytësh super të madh

Koreja e Veriut teston raketahedhësin shumëtytësh super të madh

nga Shekulli Agency

Koreja e Veriut konfirmoi se nga provinca Hamgyongu Jugor drejt Detit Lindor janë shrepur dy raketa.

Në prani të udhëheqësit verikorean, Kim Jong-un është kryer testimi i raketahedhësit shumëtytësh “super të madh”, njofton agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, duke u thirrur në agjencinë qëndrore koreane të lajmeve (KCNA).

Më tej thuhet se me këtë veprim janë testuar kapacitet e aftësisë luftarake të raketahedhësve, duke theksuar se udhëheqësi Kim u nda i kënaqur nga rezultatet e testimit.

Po ashtu potencohet se testimi konfirmon “superioritetin tekniko-ushtarak” të sistemit të raketahedhësve.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut njoftoi se raketat testuese kanë arritur largësinë rreth 380 kilometra, duke shtuar se testimet e tilla nuk i kontribuojnë uljes së tensioneve në gadishull.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies