Fillimi JavaEmigrantët e parregullt të keqtrajtuar në Greqi, marrin trajtim mjekësor në Turqi

Emigrantët e parregullt të keqtrajtuar në Greqi, marrin trajtim mjekësor në Turqi

nga Shekulli Agency

Në qytetin Edirne të Turqisë kanë marrë trajtim mjekësor disa emigrantë të parregullt që ishin të plagosur dhe të cilët kanë pretenduar se pasi janë keqtrajtuar në Greqi janë dërguar me detyrim në Turqi.

Sipas informacioneve të marra, mësohet se ushtarët e njësisë kufitare turke në zonën e ndaluar ushtarake në fshatrat pranë kufirit kanë kapur 68 emigrantë të parregullt, përfshirë gra dhe fëmijë nga Bangladeshi, Afganistani, Algjeria dhe Pakistani.

Gjashtë nga këta emigrantë të parregullt u përcaktua se ishin të plagosur për shkak të goditjeve. Grupi me 68 emigrantët e parregullt, përfshirë edhe të plagosurit, kaluan në kontrollin shëndetësor në spitalin shtetëror Sultan 1. Murat në Edirne.

Pas kontrolleve shëndetësore disa nga emigrantët e parregullt qëndruan në spital për trajtim mjekësor për shkak të plagëve nga goditjet në këmbë dhe në gju, ndërsa emigrantët tjerë u dërguan në qendrën e migracionit të qytetit.

Rehber Yusufi, një nga emigrantët i cili pas trajtimit mjekësor doli nga spitali me dorën në allçi dhe i cili vërehej se kishte shenja të goditjeve në trup, pretendoi se pasi shkelën në territorin grek forcat e sigurisë greke e kanë rrahur dhe më pas e kanë rikthyer me detyrim në Turqi. Ai ka thënë se pesë policë grekë e kanë goditur dy orë të tëra duke i thyer dorën. Yusuf tha se ka shenja të goditjeve tek këmbët dhe në shpinë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies