Fillimi LajmeKoreja e Veriut teston lançuesin super të madh të raketave

Koreja e Veriut teston lançuesin super të madh të raketave

nga Shekulli Agency

Koreja e Veriut ka njoftuar se lideri Kim Jong-un ka mbikëqyrur testimin e “lançuesit super të madh të më shumë raketave”.

Ushtria e Koresë së Jugut ka zbuluar lançimin e predhave me rreze të shkurtër.

Kim Jong-un “dha udhëzime në terren për lançimin testues”, njofton agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Raportohet se lideri i Koresë së Veriut ka thënë se testi ka konfirmuar disa aftësi të armës në fjalë.

Ky ishte lançimi i dhjetë i Phenianit në këtë vit.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë me dije se është i gatshëm të tolerojë lançimet me rreze të shkurtër të Koresë së Veriut edhe pse Washingtoni zyrtar i bën presion Phenianit për denuklearizim.

Për dallim nga prova e mëparshme në fund të muajit të kaluar, e cili gjithashtu përfshinte “lançuesin super të madh të më shumë raketave”, analistët vlerësuan se Koreja e Veriut nuk sqaroi nëse lançimet ishin të suksesshme.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies