Fillimi PolitikëSHBA, Trump shkarkon këshilltarin për siguri kombëtare John Bolton

SHBA, Trump shkarkon këshilltarin për siguri kombëtare John Bolton

nga Shekulli Agency

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, njoftoi se ka shkarkuar këshilltarin për siguri kombëtare, John Bolton, duke paralajmëruar emërimin e zëvendësuesit të tij për javën e ardhshme.

Trump shkroi në Twitter se shërbimet e Bolton-it nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë dhe se e ka informuar atë për vendimin e tij mbrëmë.

“Kam kundërshtuar fuqimisht disa nga sugjerimet e tij, sikurse të tjerët brenda administratës, prandaj unë kërkova nga John-i dorëheqjen e tij, të cilën ma dorëzoi këtë mëngjes”, tha Trump.

“Falënderoi John-in shumë për shërbimet e tij. Do të emëroj një këshilltar të ri për siguri kombëtare javën e ardhshme”, shtoi presidenti amerikan.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies