Fillimi LajmeKoreja e Veriut shkrep dy raketa pas ofertës për dialog

Koreja e Veriut shkrep dy raketa pas ofertës për dialog

nga Shekulli Agency

Koreja e Veriut sot herët lançoi dy raketa me rreze të shkurtër, pavarësisht se pranoi një ofertë për dialog nga SHBA-të vetëm disa orë më parë, transmeton AA.

Raketat u lançuan në det të hapur por ato fillimisht fluturuan mbi tokë përtej Gadishullit Korean nga krahina e Phenianit të Jugut. Ekspertët e Koresë së Jugut dhe ata të SHBA-së janë duke shqyrtuar së bashku se çfarë lloj predhash ishin lançuar.

Ishte ky lançimi i parë i Koresë së Veriut pas 17 ditëve, por lançimi i 10-të i raketave nga fillimi i vitit, që shihet se Pheniani po bën presion ndaj SHBA-së mes procesit të tyre të dialogut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo sugjeroi të dielën e kaluar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të ishte “shumë i zhgënjyer” nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un nuk kthehet në bisedimet e denuklearizimit.

Trump dhe Kim ranë dakord të rifillojnë bisedimet gjatë takimit në kufirin ndërkorean në qershor.

Choe Son-hui, zëvendësministri i parë i Jashtëm i Veriut, të hënën për agjencinë shtetërore KCNA, të drejtuar nga Pheniani tha se vendi i tyre është gati të zhvillojë dialog më vonë këtë muaj, megjithëse i bëri thirrje Washingtonit që të bëjë një propozim të pranueshëm.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies