Fillimi LajmeArrestohet ish-ushtaraku për ndihmë në atentatin e dështuar ndaj presidentit Erdogan

Arrestohet ish-ushtaraku për ndihmë në atentatin e dështuar ndaj presidentit Erdogan

nga Shekulli Agency

Policia turke ka arrestuar ish-ushtarakun i cili dyshohet se u ka ofruar ndihmë logjistike ekipit elitar të cilët u përpoqën të kryejnë atentat ndaj presidentit Recep Tayyip Erdoğan gjatë përpjekjes së dështuar për grusht shteti ushtarak në vitin 2016, raporton AA.

Rreshteri i ushtrisë turke A.O., i cili ishte pezulluar më parë, u arrestua në Eskişehir dhe së shpejti do të sillet në Izmir ku zhvillohen hetimet.

Gjatë përpjekjes për grusht shteti në natën e 15 korrikut 2016, skuadra elitare e komplotistëve me helikopter arriti në hotelin ku ishte vendosur presidenti Erdoğan në Marmaris, me detyrë për ekzekutimin e presidentit. Me këtë rast u vranë dy policë.

Municionin, skuadrës elitare ua kishte dhënë tashmë i arrestuari A.O., i cili 15 ditë para këtij rasti ishte vendosur me detyrë në depon e armëve.

Erdoğan arriti të largohet nga kompleksi i hotelit, i cili u bombardua pak kohë pas largimit të tij dhe të udhëtojë për në Stamboll ku iu drejtua kombit duke u bërë thirrje njerëzve që të dalin në rrugë dhe të ndalojnë përpjekjen tradhtare të grusht shteti ushtarak.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016, në të cilën ranë dëshmorë 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies