Fillimi LajmeKoreja e Veriut: Raketa mbi Japoni ishte ‘hapi i parë’

Koreja e Veriut: Raketa mbi Japoni ishte ‘hapi i parë’

nga Shekulli Agency

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka bërë thirrje për teste të tjera të raketave balistike në Paqësor, njoftojnë mediat shtetërore të Phenianit të mërkurën.

Ai personalisht mbikëqyri nisjen e raketës mbi Japoni herët në mëngjesin e së martës, duke nxitur Tokion që ta dënonte testin si “kërcënim të paparë”.

Por, Kim u citua nga agjencia e lajmeve KCNA të ketë thënë se testi ishte vetëm “hapi i parë i operacionit ushtarak të Ushtrisë Popullore Koreane në Paqësor dhe parapërgatitje për të marrë ishullin Guam”.

Testi i ri raketor demonstroi rritjen e besimit të Phenianit pavarësisht nga sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi raketa e saj Hwasong-12 përshkoi 2.700 kilometra, duke dërguar një mesazh se ata mund të dërgojnë predha afër ishullit Guam, siç kërcënuan më parë këtë muaj, raporton AA.

Në këtë ishull të Paqësorit ndodhet baza ushtarake e SHBA-së ku janë të vendosura disa nga pajisjet më të fuqishme ushtarake të Uashingtonit.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së reagoi të martën duke miratuar një deklaratë dënimi dhe duke përshkruar provokimin e fundit të Koresë së Veriut si një kërcënim “të egër”, pasi tashmë ka shtuar sanksionet pas testeve të raketave balistike ndër-kontinentale në korrik.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump gjithashtu më parë ka thënë se “të gjitha opsionet janë në tryezë”, ndërsa Seuli ka vazhduar të rrisë sigurinë e Koresë së Jugut pas bisedave telefonike midis shefit të Zyrës së Sigurisë Kombëtare Chung Eui-yong dhe homologut të tij amerikan H.R. McMaster.

Në një deklaratë nga zyra presidenciale në Seul konfirmohet se menjëherë pas testit të fundit të Veriut, ata diskutuan vendosjen e pajisjeve strategjike amerikane në gadishull.

Bisedimet do të vazhdojë të mërkurën në Pentagon në mes të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Jim Mattis dhe homologut të tij koreano-jugor Song Young-moo.

Zëdhënësi i Pentagonit Lt. Col. Christopher Logan nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt mbi vendosjen e mundshme të pajisjeve strategjike në Korenë e Jugut, por tha për AA se “SHBA është e gatshme për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë dhe për të përdorur gamën e plotë të kapacitetve në dispozicion ndaj kërcënimit në rritje të Koresë së Veriut”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies