Fillimi LajmeErdogan porosi Guterresit: OKB të reagojë urgjentisht në Mianmar

Erdogan porosi Guterresit: OKB të reagojë urgjentisht në Mianmar

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres me të cilin ka diskutuar zhvillimet në Mianmar, atje ku muslimanët në zonën e Arakanit u janë nënshtruar masakrave dhe përndjekjeve.

Presidenti Erdoğan i tha Guterresit se OKB-ja duhet të reagojë urgjentisht ndaj krizës në Mianmar në mënyrë që e njëjta të mos përshkallëzohet akoma më shumë. Presidenti turk theksoi rëndësinë e bashkësisë ndërkombëtare në zgjidhjen e krizës në Mianmar, duke thënë se veprimi i komunitetit ndërkombëtar drejt vendim-marrjes është i një rëndësie jetike.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies