Fillimi LajmeKëshilltari i Ali Ahmetit fyen rëndë Profetin Muhamed (FOTO)

Këshilltari i Ali Ahmetit fyen rëndë Profetin Muhamed (FOTO)

nga Shekulli Agency

11774652_1462162047439715_1159122475_n

Këshilltari i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ibrahim Kelmendi thuajse në çdo të dytin postim fyen myslimanët, provokon dhe nxit urrejtje ndërfetare. Kësaj radhe ai ka fyer rëndë Profetin e shenjtë të myslimanëve, Muhamedin.

Në postimin e tij të fundit ai është tallur me Profetin Muhamed, duke e quajtur mjekrën e tij si “lesh”, duke shtuar se besimi i myslimanëve është “besim i marrëzishëm”.

“Urdhëroni, si duhet kuptuar e komentuar një besim të tillë – që qimen e Muhamedit e çmon më shumë se gjithë botën? Rreth një metër lesh i gjatë, duhet të ketë qenë lesh koke, mjekre ose koçeve?!”, ka thënë Ibrahim Kelmendi i njohur si nxitës i urrejtjes ndërfetare thuajse çdo ditë.

Pas postimit të tij kanë ardhur një seri reagimesh nga racistët shqipfolës të cilët janë tallur duke fyer rëndë Profetin Muhamed.

Ndërkohë që po shkruhet kjo, disa thirrës Islam në rrjetet sociale kanë paralajmëruar protesta masive para selive të BDI-së në shenjë të mbrojtjes së nderit të Profetit, nëse nuk dilet me deklaratë publike duke kërkuar falje nga BDI-ja dhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti dhe këshilltari i tij, Ibrahim Kelmendi./Ilirida.net

11754250_10153287477788311_6865597843465295902_n

Untitled2

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies