114
Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka nisur zyrtarisht detyrën e oficerit të kontaktit në ambasadën shqiptare në Washington.
Në aktivitetin e organizuar pak ditë më parë në selinë diplomatike, Didi është shfaqur krah dy ish ambasadorëve Aleksandër Arvizu dhe John Withers.
Rreth 5 muaj më parë Artan Didi dha dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit me kërkesën e Interpolit belg për arrestimin e deputetit kristian demokrat Mark Frroku.
