Fillimi LajmeIsh-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter, shtrohet në spital

Ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter, shtrohet në spital

nga Shekulli Agency

Ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter, është shtruar në spital pasi ishte rrëzuar në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias, transmeton AA.

Në njoftimin e Qendrës Carter theksuan se Jimmy pësoi “frakturë të vogël të legenit” të hënën, por mbetet në gjendje të mirë shpirtërore dhe mezi pret të rikuperohet në shtëpi.

Zëdhënësi i Qendrës Carter, Deanne Congileo, tha se ajo nuk ka asgjë më shumë për të shtuar.

Carter ishte rrëzuar një herë në shtëpinë e tij në fillim të këtij muaji, duke e lënë 95-vjeçarin me 14 qepje dhe mavijosje rreth syrit të tij të majtë.

Përkundër kësaj, ai u shfaq të nesërmen për të ndihmuar në ndërtimin e një shtëpie me Habitat për Njerëzimin në Nashville, Tenesi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies