Fillimi LajmeIsh-Ambasadori i Vatikanit në Paris dënohet me burgim për sulm seksual

Ish-Ambasadori i Vatikanit në Paris dënohet me burgim për sulm seksual

nga Shekulli Agency

Kryepeshkopi Luigi Ventura, ish-Ambasadori i Vatikanit në Paris, u dënua me 8 muaj burg të suspenduar në Francë për sulm seksual.

Sipas raportimeve në shtypin francez, Gjykata Penale e Parisit dënoi Venturan me 8 muaj burg të suspenduar për sulm seksual ndaj katër meshkujve në kohën kur ai ishte ambasador i Vatikanit në Paris në vitet 2018-2019.

Gjykata vendosi që Ventura t’u paguajë 13.000 euro dëmshpërblim viktimave dhe 9.000 euro për shpenzime gjyqësore.

Siç raportohet, Ventura, i cili nuk mori pjesë në seancën gjyqësore për arsye shëndetësore, ka mohuar akuzat.

Katër meshkuj, përfshirë ish-punonjës të Komunës së Parisit, kishin ngritur kallëzim penal vitin e kaluar për sulm seksual ndaj Venturas.

Imuniteti diplomatik i Venturas u hoq në korrik të vitit 2019.

Prokuroria e Parisit hapi hetim për incidentin në shkurt të vitit 2019.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies